Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me shkrimin e medias austriake ku thuhej se, kreu i shtetit shqiptar ka lobuar për të fituar akses në inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe tek zyrtarët republikanë, nëpërmjet një kompanie qipriote.
Kreu i shtetit e cilësoi një mashtrim shkrimin e medias së huaj, ndërsa tha se në SHBA ka qenë me Petrit Vasilin, madje tregoi edhe një foto, ku shihej bashkë me të.
“Ç’koment të kem për këto mjerime të rilindjes lokale dhe ndërkombëtare (fërshëllen dikush) ja fjalë e vërtete, E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, që nuk është gjë tjetër por një ripërtypje në publik e disa shpifjeve në publik dhe të bëra nga revista Father Jonson. Përsa i takon LSI-së keni një deklaratë nga ish-zëdhënësi Sulçe, ku në 2017-ën kam qenë kryetar Kuvendi. Ai nuk i botoi ato pyetje. Për sa më takon mua, ja ku i keni që në 3 maj 2013, një gazetar i Fax News, Bledian Koka më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë; një mashtrim totalisht. pasi kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit, bashkë me Vasilin, me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme dhe për shkak të kamerave, dhe s’kemi asnjë lidhje me atë mashtrim. Ata thonë; ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 7 mijë dollarë, për të bërë foto me Trump. Por nëse ju duket Vasili si Trump? Ai është pak mbështetjes i Trump. Është e verifikueshme.”, tha kreu i shtetit.
Ndërsa në median austriake shkruhej: “Më 20 janar 2017, Meta ndau një foto të tijën dhe të një kolegeje në inaugurimin e Donald Trump në Uashington. Për të fituar akses në inaugurim dhe tek zyrtarët republikanë, ata thuhet se lobuan përmes një kompanie qipriote. Kostoja ishte 700,000 dollarë. Deri më sot, është e paqartë se kush ka paguar në të vërtetë për të. Vetë Meta pretendon se është ftuar nga republikanët. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë nga një avokat i afërt me Metën kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Pak javë para inaugurimit është lidhur një kontratë mes LSI-së dhe avokates, e cila parashikon pjesëmarrjen në inaugurim. Menjëherë pas kësaj, Meta u bë edhe president“, thuhej në shkrimin e medias austriake “Kronen Zeitung“. /Liberale.al
