Kryesore

Meta reagon sërish për listat e hapura: Të mos devijohet asnjë milimetër nga marrëveshja e 5 qershorit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:09 - 23/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për debatin politik lidhur me hapjen e listave të kandidatëve.


Kreu i shtetit thotë se mbështet hapjen 100% të listave dhe të mos devijohet asnjë milimetër nga marrëveshja e 5 qershorit.


“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!“, shkruan Meta në Facebook.



Reagimi i kreut të shtetit erdhi pas publikimit të shifrave të raportit për azilkërkuesit, ku Shqipëria renditet krahas Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Iranit, për numrin e lartë të qytetarëve që kërkojnë azil në vendet e BE.


Postimi i Metës
Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!



Etiketa: , , ,

Pas