Aktualitet

Meta s’do e pranojë Arta Vorpsin në Presidencë: Është “kontrabandë”





               Publikuar në : 21:31 - 13/11/19 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta la të kuptuar se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për anëtaren e zgjedhur automatikisht nga KED në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi. Gjatë konferencës për shtyp nga Presidenca, ai tha se është një publikim “kontrabandë” në Fletoren Zyrtare zgjedhja e Vorpsit, dhe se i vetmi veprim kushtetues sipas tij, është zgjedhja e Marsida Xhaferllarit.


“Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetut5ës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë.



Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese. Ka kushtetutë mbi çdo gjë tjetër në republikë në mënyrë të veçantë për presidentin që është betuar me dorë mbi kushtetutë, unë me këtë gjë nuk bëj shaka”, tha Meta.


Emri i Arta Vorpsi u shpall në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. Në bazë të vendimit të sotëm, presidenti Meta pritet të thërrasë për të bërë betimin Marsida Xhaferllarin. Është ende e paqartë nëse emërimi i saj do të shpallet në Fletoren Zyrtare apo jo.

LEXO EDHE:

Përplasja për Kushtetuesen, Meta me deklaratë të fortë: Skenar mafioz

Meta: Mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas