Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në Maliq, ku ka takuar qytetarë dhe ka ndarë me ta shqetësimet për situatën ekonomike dhe sociale ku ndodhet vendi.
Në fotot e sjella nga Mapo, presidenti shihet në rrugët e qytetit duke biseduar me banorë, aspak në shoqëri të truprojave. I ulur në kafene me disa prej tyre, bashkë me kreun e shtetit shihet edhe zëdhënësi Tedi Blushi.
Në deklaratat e tij të fundit, Meta është shprehur se nuk ka frikë të lëvizë ditën dhe se i takon qytetarët e vendit në çdo kohë. Këto pohime kanë ardhur si kundëpërgjigje ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, se presidenti lëviz natën pa protokoll
ka thënë se nuk ka frikë të lëvizë ditën dhe se i takon qytetarët e vendit në çdo kohë.
1
Etiketa: Ilir Meta, Maliq, takim me qytetaret