Kreu i shtetit Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook një status të ish-presidentit, Bujar Nishani, për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, sot në Tiranë.
Meta shkruan se vetëm një Shqipëri demokratike e ndihmon Kosovën dhe faktorin shqiptar në rajon. Ndërsa ish-presidenti Bujar Nishani ka ngritur shqetësimin se nga gjashtë mbledhjet e përbashkëta të qeverive të dy vendeve, nuk ka asnjë produkt konkret.
Postimi i Metës
Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon.
Postimi i Nishanit