Aktualitet

Meta: Shqipëria s’meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të krimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 11/05/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta thotë se fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem në Shqipëri, duke cituar raporte të institucioneve dhe organizatave të njohura ndërkombëtare






Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar raportin nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar ku theksohet se paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim.


Kreu i shtetit në reagim ka bërë me dije se Shqipëria nuk meriton që të jetë një anije e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe ka kërkuar nga SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese të të hetojnë çdo shkelje.





“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.



Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që “nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”.



Lexo edhe :  Ja kush do ta drejtojë Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës

Raporti sqaron se “çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 – 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021″.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

26


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas