Aktualitet

Meta-shqiptarëve: Përbuzni politikanët që fshihen pas ndërkombëtarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:33 - 05/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta kërkon nga populli shqiptar që të përbuzin politikanët që nuk i referohen Kushtetutës. Në intervistën dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Kreu i Shtetit thotë se duhet t’i kërkohet llogari atyre politikanëve që fshihen pas ndërkombëtarëve.


Mendoj që populli shqiptar duhet t’i përbuzë ata politikanë që për të justifikuar qëllimet e tyre të pasinqerta në raport me popullin shqiptar, nuk i referohen kushtetutës, por thonë ndërkombëtarët.


Ca i kanë thënë ndërkombëtarët? Të tallen me kushtetutën, për ta bërë leckë kushtetutën. Populli shqiptar duhet të kërkojë politikanëve që të kenë të shenjtë kushtetutën. Të mos e ndryshojnë më sic e kanë ndryshuar.  


Politikanët tanë nuk i referohen kushtetutës, unë i referohem gjithmonë. Politikanët tanë kur u intereson thonë na kanë thënë ndërkombëtarët.


Por çfarë përgjegjësie mbajnë këtë ndërkombëtarë për këto dështime, për këto institucione që nuk funksionojnë.

Sonila Meço: Sa mund ta mbajë në ngërç këtë situatë ky momentun ecurinë e punës për konstituimin e punës së Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta: Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur 24 orë pas emërimit të parë pas gjyqtarit jo gjyqtar, që i binte zotit Sadushi. Kjo ishte një çështje e zgjidhur.

Sonila Meço: A ka ardhur koha ti kërkohet llogari ndërkombëtarëve?

Ilir Meta: Llogaria u duhet kërkuar politikanëve shqiptarë që fshihen pa ndërkombëtarëve dhe që kur u kërkohet ti referohen kushtetutës thonë na thanë ndërkombëtarët.

Populli shqiptar duhet të çlirohen nga kjo psikozë manipuluese që na thanë ndërkombëtarët. Tallen ndërkombëtarët me kushtetutën e tyre?


Etiketa: , , ,

Pas