Aktualitet

Meta sot tjetër konferencë për media, Presidenca: Do publikojë fakte të reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 20/02/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta, Do të dalë sot në një kofnerencë për media, në orën 17:00. “Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!“, – thotë Presidenca.


“Të dashur gazetarë!
Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.
Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!
Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!
NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!”, – shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas