Presidenti Ilir Meta ishte sot vetë në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për të shpallur të pavlefshëm ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Meta nga dyert e gjykatës, bëri një deklaratë të ashpër ku akuzoi qeverinë se ky ligj është bërë për interesat e oligarkëve. Ai tha se kjo situatë në vend duhet të marrë fund.
“Ky është një proces kriminal i kapjes më flagrante të shtetit, në dhunim të rendit kushtetueses të vendit, në kundërshtim të plotë të interesave kombëtare. Ligji për shkatërrimin e Teatrit kombëtar është krim kombëtar dhe kulturor.
Dua t’ju siguroj të gjithëve se Republika e Shqipërisë do të jetë vendi i sundimit të ligjit. Boll sundimit të oligarkëve!
Sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo nuk është rastësi. Për këtë fajin e ka Ramaforma.
Ramaforma kërkon shkatërrimi i Teatrit, por unë do të qendroj dhe do të luftoj vetëm për “rule of law”!
Boll më me “rule of oligarchs”!, deklaroi Presidenti Meta.