Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij turk, Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kreu i Shtetit Shqiptar, i cili shkruan në “Facebook” se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve kanë një të ardhme mjaft premtuese.
“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.
Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, thekson Meta.