Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Napoli, ku ka zhvilluar një takim me kreun e kësaj bashkie Luigi de Magistris.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Meta thotë se miqësia me kryebashkiakaun e Napolit është një miqësi që nga koha e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndërsa e ftoi Luigi de Magistris të vizitojë Shqipërinë.
Statusi i plotë:
Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin de Magistris të vizitojë Shqipërinë.