Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Bundestagut gjerman, Ëolfgang Schäuble.
Gjatë takimit, Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bahkimin Evropian.
Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagut gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedone për zgjidhjen e cështjes së emërit të Maqednisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Sërbi.