Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim lamtumire ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila mbyll mandatin e saj në Shqipëri. Ndërsa ndan foto të takimit me ambasadoren gjermane, Meta shkruan se Shqipëria do vijojë të mbështetet te Gjermania, si një vend mik, dhe partner strategjik.
“Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt.
Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.”– shkruan Meta.