Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, takoi sërish ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një takim që ka zgjatur rreth një orë.
Ende nuk dihet tema kryesore e bisedës, por mendohet se është diskutuar për disa nga nismat më të rëndësishme të politikës, dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.
Ky takim vjen në një kohë kur sërish ka spekulime për qëndrueshmërinë e koalicionit PS-LSI.
Ndërkohë që Meta po takohet gjithmonë e më shumë me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ajo po afrohet edhe me PD-në, së paku për nismat e rëndësishme ligjore.
Komisioni i Venecias e sheh opozitën dhe LSI-në në një krah së bashku, ndërsa analisti Preç Zogaj në një shkrim tek Panorama thotë se “opozita dhe LSI janë gjithnjë një ose më shumë hapa përpara Edi Ramës në sfidën për një pastërti më të madhe në politikë”.