Aktualitet

Meta: Të dashur patronazhistë, mos e dëgjoni kryefuksin…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 18/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave më të fundit të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me patronazhistët socialistë.






Në një postim në “Facebook”, Meta i bën thirrje patronazhistëve të mos e dëgjojnë fjalën e Ramës  – të cilin e konsideron kryefuks – duke theksuar se regjimi i fuksave ka mbaruar.


Meta i referohet zgjedhjeve më 25 prill, teksa mëshon se “referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm”.





Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:



Të dashur “patronazhistë”,


Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

LEXO EDHE:

Rama takim me patronazhistët: T’u merrni të keqen! Mos harroni, ju njohin mirë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas