Presidenti Ilir Meta vijon të ngrejë zërin për të rinjtë e vendit dhe neglizhencën e qeverisë kundrejt tyre.
Në një postim në “Facebook”, krahas një fotoje ku duket i shoqëruar nga pesë të rinj, Meta shkruan se është koha për të refuzuar falsitetin e sistemit, që nuk dëgjon, nuk përfshin, dhe nuk iu jep asnjë mundësi të rinjve.
Kreu i shtetit i mëshon kështu nevojës për “restart”.
Risjellim në vëmendje se Meta dje zhvilloi një takim me pjestarë të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, të cilët kishin zhvilluar një sondazh ku konfirmohej nga 61.8% e bashkëmoshatarëve se familjarët e tyre nuk e kanë përfituar në muajin mars ndihmën financiare në kuadër të pandemisë Covid-19.