Aktualitet

Meta thirrje medias: “Zhdekretimi” është propagandë. Mos bini pre!






               Publikuar në : 17:49 - 11/09/19 |
mapo.al

Ilir Meta shpjegoi edhe njëherë sot arsyet që e çuan drejt anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ai i kërkoi medias të mos përdorë termin “zhdekretim” sepse ky term nuk ekziston edhe është shpikje e propagandistike.


“Unë s’kam bërë zhdekretim. Unë si President nxjerr dekrete, ashtu si parlamenti që ka të drejtë të nxjerre ligje apo qeveria të nxjerre vendime. Unë kam nxjerr dekret të ri për zgjedhjet. Ata që janë juristë e dinë shumë mirë dhe më vjen keq kur flasin për “zhdekret”. Pra, ekziston dekret për rrëzimin e një dekreti të mëparshëm. Po kështu e dinë edhe anëtarët e Komisionit të Venecias që erdhën në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Duke qendruar tek Komisioni i Venecias ai tha se është i gatshëm të shkoj më 11 tetor dhe të përgjigjet, por sipas tij kjo datë nuk është e rëndësishme. Për shqiptarët është e rëndësishme data 18 tetor, kur merret vendimi për negociatat.

Meta: “11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë sepse qytetarët e dinë se Presidenti nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës, çdo përpjekje për të çuar fokusin tek kjo datë është propagandë. Është një lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën e rëndësishme: Atë të 18 tetorit. Mediat të mos bien pre e propagandës sepse Presidenti është i gatshëm të shkojë më 11 tetor.

Dua të theksoj se për datën 18 tetor duhet të ishte punuar edhe gjatë verës. Ata që ngelin në klasë për vjeshte nuk i meritojnë pushimet e gjata…

Por mbase vetëbesimi i tepruar se mund të merret provimi i vjeshtës bën që të bëjnë pushime të gjata. Unë kam qenë i gatshëm ti ndërprisja pushimet e mia, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës”.

*Foto nga konferenca e Presidentit me gazetarët që ka nisur në orën 17:00 dhe po vazhdon… /Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas