Kryesore

Meta thirrje partive: Kandidatët për deputetë të mos jenë të lidhur me krimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:18 - 22/02/21 |
mapo.al

Në një konferencë për shtyp nga Vlora, presidenti Ilir Meta u shpreh se nuk është në interesin e tij se si ecën fushata elektorale e partive politike.





Por kreu i shtetit kishte një apel. Ai tha se për të është e rëndësishme që të mos ketë kandidatë me rekorde kriminale dhe të ketë distancim nga oligarkët.


“Nuk është interesi im se si ecën fushata, e vakët apo e ftohtë. Për mua është e rëndësishme që fushata të jetë e ndershme, transparente dhe me debatet e programeve për të ardhmen e shqiptarëve. Si dhe të ketë kandidatë me integritet. Të mos kenë asnjë lidhje me krimin. Të gjitha partitë të pastrojnë listat e tyre. Dhe asnjë parti të mos bëhen strehë e atyre që pastron partia tjetër. Shqiptarët meritojnë kandidatë me integritet“, deklaroi Meta.




Gjithashtu, po nga Vlora, kreu i shtetit tha se do t’i kërkojë parlamentit të ardhshëm që të bëjë një ligj, qoftë edhe një nen në kushtetutë që të kontrollohen të gjithë nëse janë në rregull nga trutë, psikikisht.

Lexo edhe :  Bozo dhe Çomo: Votoni Edi Ramën që Shqipëria të buzëqeshë

“Parashikimi për zgjedhjet është triumfi i qytetarëve mbi oligarkinë. Të distancohen nga ata dhe të mos marrin partitë financime nga ata që të mos jenë të varur. Unë flas për përmbysje demokratike dhe për rivendosjen e rendit kushtetues. Ky rend bazohet te vota dhe te vullneti i lirë i qytetarëve. Nuk mund të jenë qytetarët në mëshirë të një pakice që ka kapur institucionet. Jemi në një situatë anormale.


Unë do t’i kërkoj parlamentit të ardhshëm që të bëjë një ligj, qoftë edhe një nen në kushtetutë që të kontrollohen të gjithë nëse janë në rregull nga trutë, psikikisht, qysh nga presidenti, kryeministri, ministrat dhe gjithë të tjerët. Oligarkët janë të identifikuar, por më i identifikuar është kryeoligarku”, vijoi Meta.

LEXO EDHE: 

Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Presidenti është armik i oligarkisë

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas