Aktualitet

Meta thirrje qeverisë për Vjosën, Rama thumbon: Sikur të kishte mbrojtur Valbonën…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:20 - 25/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i është kundërvënë presidentit Ilir Meta pas deklaratës për Vjosën, se e ardhmja nuk është shkatërrimi i këtij lumi.


Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama thotë Meta duhet të kishte reaguar edhe për lumin Valbonë, kur ishte pjesë e kabinetit Berisha.


“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!”-shkruan Rama në “Twitter”.


 


Etiketa: , , ,

Pas