Aktualitet

Prapaskenat e platformës me 14 pika, Meta: Ambasadorja e SHBA-së u informua që më 8 Prill





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 25/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka treguar prapaskenat e platformës me 14 pika që ai propozoi. Meta tha se ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim që i kërkoi më 23 Mars, një ide se si mund të dilej nga situata me Gjykatën Kushtetuese dhe bllokimin e institucioneve.


I ftuar në emisionin ‘Opinion’, presidenti tha se në 8 Prill i ka çuar platformën Ambasadores Yuri Kim, duke theksuar se mesazhi i saj për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, nuk ishte për të, pasi ajo e dinte për platformën para ambasadorëve të BE-së.


“Është tjetër Reforma në Drëjtësi që u miratua në parlament dhe është tjetër ajo që po zbatohet, kjo është ‘Ramaforma’. Nuk jam unë ai që i drejtohet ambasadorja e SHBA-së. Nuk është Ilir Meta tageri i askujt.  Ambasadorja vetëm për mua nuk mund ta ketë.


Ambasadorja në datën 23 Mars më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt një normalitetit për situatën dhe në 8 Prill Drejtori im i Kabinetit i ka paraqitur një platformë me 14 pika, ajo që u bë publike disa ditë më parë. Pra e njëjta platformë që u bë publike, i ishte çuar ambasadores amerikane që në 8 prill.


Pra ja çova ambasadores për të dhënë mendim dhe nuk pati asnjë ankesë apo këshillë për ndryshim”, – u shpreh Meta.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas