Presidenti Ilir Meta uron ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e ditëlindjes.
Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit zgjedh të jetë i shkurtër në urimin e tij.
“Dy urime për Doktorin: Pranvera pa fund! Malet tona më të larta! Edhe 100!”-shkruan Meta krahas fotos së publikuar të Berishës.
Ish-kryeministri Sali Berisha mbush sot 76 vjeç.
Pak orë më parë, Berisha falenderoi, po përmes një postimi, familjen dhe të gjithë ata që me besimin e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij si politikan.
Postimi i Presidentit Ilir Meta në “Facebook”: