Zonja Roberta Metsola u zgjodh Presidentja e re e Parlamentit Evropian.
I menjëhershëm ka qenë edhe urimi nga Presidenti i Shqipërisë zoti Ilir Meta:
“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!
Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.
Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit. 🇦🇱🤝🇪🇺”