Presidenti Ilir Meta edhe të hënën ka postuar në Facebook një foto nga plazhi. Ai po qendron tek Gjiri i Lalzit që nga e shtuna.
Kreu i Shtetit shihet me dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, ndërkohë që paraprin komentuesit kritikë duke thënë se po e kalon edhe të hënën në plazh pasi ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin nga palët politike.
“Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania. Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju. Po kështu, jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria. E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta në rrjetin social facebook.
Lexo edhe:
Meta ironi me votimet: Dekoratë për “Heroin e votave socialiste”