Presidenti Ilir Meta po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Mësohet se kreu i shtetit do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Perparim Rama dhe liderë të partive politike të Kosovës.
Meta do të pritet në ceremoni zyrtare nga presidentja Osmani dhe rreth orës 10:45 do të zhvillojnë një konferencë shtypi.