Kryesore

Meta te shtëpia e Sali Shijakut: Dëshmitar i gjallë i betejës së Kodrës së Kuqe, biseduam për Vojo Kushin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 05/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka vizituar artistin Sali Shijaku për të biseduar për natën e 7 tetorit të 1942 ose e njohur ndryshe si beteja e Kodrës së Kuqe.






Meta shkruan se në veçanti me Shijakun ka folur për trimërinë e Vojo Kushit. Ai thotë se mbi oxhakun e banesës së Sali Shijakut qëndron edhe kryevepra e punuar për Heroin e Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.


Kujtojmë se vetëm 3 javë më parë Meta nderoi me dekoratën “Nderi i Kombit” artistin pamor shqiptar Sali Shijaku.







Postimi nga Meta
Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.



Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.

Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli.
I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re! 🇦🇱

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas