Presidenti Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Atasheun Ushtarak Italian, Kolonelin Fabio Cornacchia.
Ai ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e kolonelit për Forcat tona të Armatosura dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve tona me Italinë.
Sipas Metës, Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato italiane, duhet të rrisin edhe më tepër bashkëpunimin mes tyre.
Statusi i Metës në Facebook:
Në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e çmuar në rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të Forcave tona të Armatosura, për promovimin e palodhur të Shqipërisë, dhe rolin e veçantë të tij për forcimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera tradicionale dhe strategjike me Italinë mike, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Atasheun Ushtarak Italian, Kolonelin Fabio Cornacchia. Forcat e Armatosura shqiptare dhe ato italiane, duhet të rrisin edhe më tepër nivelin e bashkëpunimit midis tyre, në të gjitha fushat me interesit të përbashkët, për të qenë edhe më të fortë sëbashku në kuadër të NATO-s ndaj sfidave që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.