Presidenti Ilir Meta ka folur për dënimin dhe arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahirit.
Në një intervistë për TV1 Channel, Meta ka zbuluar 3 biseda, dy me kryeministrin Rama dhe një me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
Sipas Metës, ai e ka paralajmëruar Ramën se Tahiri nuk është i denjë për këtë post. Presidenti shprehet se një gjë të tillë ia ka thënë në sy dhe vetë ish-ministrit.
Meta: Mendoj se jemi në kuadër të drejtësisë me regji. Është një film i qartë, i parashikuar nga unë prej kohës. Duke konstatuar të gjithë kapjen e reformës. Që nga zgjedhja antikushtutes me 69 vota të prokurorit të përgjithshme. Nuk është koka Saimir Tahiri për kanabizimin. Sigurisht është i përfshirë. Kemi një politizim ekstrem të Policisë së Shtetit. Unë i kam thënë zotit Rama se ky ishte një zgjidhje e gabuar për ministër të brendshëm. Kur më thoshte pse nuk më mbështet, i thashë që nuk ke eksperiencën dhe pjekurinë e duhur. Ke një përkushtim partiak më shumë se ç’duhet për të qenë Ministër i Brendshëm. I kam thënë të ketë kujdes. Ditën që Rama ka dashur ta heqë, ose i është kërkuar të heqë. Më ka ftuar tek Sofra e Ariut. “Kam plotësuar dëshirën tënde për heqjen e Saimir Tahirit”, me tha. “Tani ti do ta heqësh dhe ti thuash atij që bëra atë që donte Ilir Meta”, iu përgjigja. Nuk është Tahiri arkitekti. Ai është një përgjegjës pa asnjë diskutim, por kryepërgjegjësi po e përdor këtë për të fshehur përgjegjësitë e veta.