Kryesore

Meta zbulon negociatat mes partive: Përpjekjet e mia u minuan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 29/05/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta zbulon se ka bërë sërish përpjekje për të ndërtuar një konsensus për axhendën e integrimit, por sërish përpjekjet e tij u minuan.


Gjatë konferencës për shtyp Meta tha se tentoi negociata mes partive për hir të axhendës së integrimit.


“Pas furtunës në gotë që u ngrit javën e kaluar dua të them se kam bërë përpjekjet e mia të sinqerta për të ndërtuar konsensus mbi axhendën e integrimit. Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë.


Për fat të keq edhe këtë herë përpjekjet e mia u minuan. Tashmë secili aktor të marrë barrën e vet përballë qytetarëve dhe partnerëve. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe i përkushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve”.



Etiketa: ,

Pas