Meteorologia Drinalda Shaholli nga Meteoalb thotë se edhe pse vranësësirat do të jenë të pranishme gjatë të shtunës dhe të dielës nuk do të rrezikojmë për reshje shiu apo dëbore.
Ndërkohë dita e dielë do të jetë më favorizuese pasi kthjellimet do të jenë më të pranishme.
Për sa i përket vlerave termike, do të luhaten nga vlera më e ulët – 1 gradë celsius, në maksimumin deri në 18 gradë celcius.
Ndërkohë dita e hënë sjell fuqizim të vranësirave në të gjithë vendin, për pasojë reshje të dobëta shiu në të gjithë shtrirjen përendimore, gjithashtu zonat malore do të përjetojnë reshje dëbore, fillimisht verilindja dhe më pas juglindja e vendit.