Aktualitet

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:16 - 16/02/20 |
mapo.al

Para fillimit të takimit të sotëm informal në Bruksel, Rama tha se do të diskutohet për metodologjinë e re të zgjerimit të BE për të cilën ai shpreson se do të jetë një platformë mirëkuptimi mes vendeve anëtare.


Po ashtu kryeministri shqiptar falenderoi Charles Michel dhe të gjithë anëtarëve të takimit të sotëm BE- Ballkan Perëndimor për shtysën e procesit të zgjerimit të BE.



”Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.


Por, në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. ”- tha Rama.

Padyshim kjo deklaratë ka qenë për Francën, Danimarkën dhe Holandën të cilat vitin e kaluar i mohuan Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave. Por duket se këtë vit shanset me metodologjinë e re janë shtuar pasi Presidenti francez Macron tha se nëse KE do të dërgojë një raport pozitiv për dy vendet, atëhere negociatat duhet të hapen.

***

Më tej, Kryeministri Rama e ka qujatur ditë të madhe atë të nesërmen, ku do të mbahet Konferenca e Donatorëve në të cilën ai shpreson se do të marrë nga shtetet dhe organizatat një mbështetje të mjaftueshme për të ecur përpara me procesin e rindërtimit.

”Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin.”– tha Rama.


Etiketa: , , ,

Pas