Aktualitet

Mevlani në shtrat me konkurrenten e Përputhen, reagon Ledjana (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 01/08/21 |
mapo.al

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe Aristela Leka i kanë habitur të gjithë me foton e fundit të publikuar në rrjete sociale.






Pasi mohuan thashethemet se janë në një lidhje, Mevlani ndau në Instagram-in e tij foton në të cilën shihet i shtrirë në prehrin e Aristelës në një shtrat.








Pas këtyre pamjeve, fansat e Mevlanit dhe Ledjana Prengës (të cilët realizuan disa takime gjatë programit, shprehën pëlqimin, si dhe shkëmbyen puthje në buzë), kanë etiketuar Ledjanën në foton që bëri xhiron e rrjetit.



Nisur nga kjo, Prenga vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në Instastory, në të cilin shihej se fansat e dyshes nuk e pranonin dot faktin se Aristela mund të zinte vendin e saj. Sipas tyre, Leka nuk duhej të kishte qëndruar asnjë ditë në “Për’puthen”.

Lexo edhe :  "S'janë gjë në shtrat"/ Konkurrentja sqaron deklaratën për meshkujt shqiptarë


Pas kësaj deklarate, Ledjana i ka dhënë një mesazh fansave të saj dhe ka treguar edhe një herë se marrëdhënia mes saj dhe Mevlanit ka marrë fund.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkroi ajo.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas