Kryesore

“Na i nxirr içik shalët”/ Ja çfarë zbuloi gazetari nga mbledhjet online në komisione





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 11/05/20 |
mapo.al

Mahoranca dhe opozita në dy muaj të punës së tyre online, për shkak të pandemisë së COVID-19 miratuan dhjetëra projektligje, akte, vendime, marrëveshje madje dhe ndryshime të rëndësishme siç ishin ato në Kodin Penal.


Larg vëmendjes së publikut dhe syrit të medias, komisionet parlamentare të cilat janë organet e para vendimarrëse përpara kalimit të ligjeve në parlament u mblodhën virtualisht.


Abc News vëzhgoi atë që ka ndodhur në këto mbledhje dhe seriozitetin me të cilin ligjvënësit e kanë trajtuar pozicionin e tyre në raport me përgjegjësinë që kishin në kohën kur e gjithë vëmendja ishte tek COVID-19. Gazetari Juxhin Mustafaraj ka bërë këtë raport.


Ky është deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani. Pavarësisht relaksimit dhe qëndrimit të tij në timon, ai merr pjesë në një mbledhje komisioni në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka të drejtë vote.


Por ai nuk është i vetmi deputet që mbledhjet e komisionit i ndjek nga automjeti i tij.

Kaosi dhe mungesa e seriozitetit kanë shoqëruar shumë prej mbledhjeve online.

Rudina Hajdari përgjatë një mbledhje të Komisionit të Integrimit ankohet se sa voluminoze janë draftet për të cilat ata po votonin me procedurë të përshpejtuar.

Por ndryshe nga Hajdari mendoi ish-ministrja Kumbaro, e cila foli për një periudhë ideale leximi gjatë karantinës.

“O kemi kohë tani për të diskutuar dhe lexuar o nuk e kemi patur ndonjëherë”, shprehet ajo.

Dhe votimi për këto ndryshime ligjore gjithashtu prodhoi kaos.

Edhe pse rregullorja e Kuvendit ndryshoi pikërisht për t’i treguar deputetëve se duhet të zgjedhin sfondet nga ku do të japin mendimin e tyre për ligjet në kuvend shumë prej tyre nuk e respektuan rregulloren.

Kreu i Konsevartorëve, Gjuzi problemin e ka me shqiptarët që e gjykojnë për votat majtas.

“Disa kolegë të tjerë dhe shqiptarë më akuzuan se votoj të gjitha ligjet e Ramës”, ankohet Gjuzi.

Por mbledhjet e komisioneve krahas tensionit kanë pasur edhe shfaqje të forta dashamirësie dhe komplimentash mes kolegëve, apo edhe ato me nuanca rozë si ish-ministrja dhe deputetja socialiste, Ermonela Felaj e cila i drejtohet asistentes: “Lona, na i nxirr içik shalët“.

Deri në kohën që deputetët do t’i rikthehen sallës së Kuvendit, takimet e tyre vendimmarrëse online për miratimin e ligjeve do të vazhdojnë.


Etiketa: , , , ,

Pas