Mia Khalifa është një personazh mjaft i njohur në botën e filmave për të rritur.
26-vjeçarja punoi vetëm tre muaj si aktore pornografike. Ajo renditet si një ndër aktoret +18 më të preferuara. Mia u bë veçanërisht e famshme pas një skene me 3 persona ku ajo performon me hixhab. Ishte e pa parë dhe e padëgjuar më parë.
Sidoqoftë, Mias nuk po i pëlqente më vëmendja që po merrte dhe u tërhoq nga industria në vitin 2015.
“Njerëzit mendojnë se kam bërë miliona prej pornos. Absolutisht e pavërtetë. Fitova gjithsej 12 mijë dollarë nga tre muaj në industri dhe asnjë qindarkë më shumë. Ishte e vështirë dhe e frikshme të gjeje punë pas një të shkuare në porno”- shkruan ajo në Twitter, ku promovon intervistën me Meghan Abbott.
“Mërzitesha kaq shumë kur kompani të ndryshme nuk donin të punonin me mua prej të kaluarës sime. Mendoja se s’do të gjeja kurrë një burrë si i fejuari im.”– tha ajo.