Ish-aktorja e filmave pornografik, Mia Khalifa, ka qenë e pranishme ditën e sotme në “London Stadium” për të ndjekur “derbin” mes Uest Hemit dhe Arsenalit.
25-vjeçarja e cila është një sipmatizante e “Hammers”, nuk ka nguruar të thumbojë futbollistin e Arsenalit, Guendouzi, pas ndeshjes që u fitua nga Uest Hemi me rezultatin 1-0.
“Guendouzi je qullash, ke qëndruar shtrirë këtë ndeshje më shumë se unë në vitin 2014,” shkruan Mia Khalifa në “Twitter”.
Ajo gjithashtu përmendi edhe lojtarin e saj të preferuar në Premier League, pikërisht Felipe Anderson që luan tek ekipi i saj i zemrës. “Felipe Anderson. Ai ka shënuar tetë gola dhe është në majë të Premier League. Dua të di se çfarë shampoje përdor për flokët”.