fbpx

ShowBizz

Michael Buble dhe Luisana Lopilato prindër për herë të tretë, publikojnë foton e ëmbël





               Publikuar në : 16:25 - 27/07/18 |
mapo.al

Këngëtari i famshëm Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato janë bërë prindër për herë të tretë. Çifti i njohur kanë së bashku dy djem dhe tashmë janë bërë edhe me një vogëlushe.


Lajmin e ardhjes në jetë të vajzës e ka bërë të ditur aktorja, ditën e sotme, me anë të një postimi në Instagram.



“Si ta shpjegoj atë që po na shpërthen zemra nga lumturia?


Që nuk na mjaftojnë orët e ditës për ta përkëdhelur. Falenderoj Zotin që na bëri këtë dhuratë të mbushur me jetë dhe lumturi!

Sepse të shohësh sytë e saj është njësoj sikur të shohësh vet qiellin! Të duam në pafundësi, të prisnim… na dhe dritë, shpresë dhe në fund je dhe do të jesh jeta e shpirtit tonë”,– ka shkruar Luisana në një foto, ku duket vetëm dora e vogëlushes.

Çifti i famshëm kanë kaluar një periudhë tepër të vështirë vitin e kaluar, pasi djali i tyre Noah u përball me një luftë të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Por fatmirësisht ai ia hodhi dhe është në gjendje të miorë shëndetësore.

<
>
2-2 nintchdbpict000275416319-1-613x450 Untitled-2-20 Untitled-3-19


Etiketa: , , , ,

Pas