Kompania Microsoft ka prezantuar produktin më të fundit, laptopin Surface 4.
Surface 4 vjen me një ekran me prekje dhe material mat në ngjyrë të zezë.
Laptopi ka një portë USB, portën Surface Connect, si dhe një vend për kufjet. Kjo teknologji e fundit vjen po ashtu me disa risi të tjera, si në memorien që mbart ashtu edhe në shpejtësi apo lehtësi në përdorim.
Surface 4 kushton 999 dollarë.
Pajisja ofron një performancë 70% më të lartë se ajo e kompjuterave të mëparshëm.
Surface 4 vjen në treg pas zgjedhjes së Apple për të kaluar nga nga procesorët Intel tek çipët M1.