Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur me situatën e përmbytjeve.
Gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu, Basha u shpreh se qeveria bën propagandë, ndërkohë që mijëra familje janë përmbytur dhe presin ndihmë.
Nga ana tjetër, Rama, duke ironizuar shkruan në Twitter se “nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kamerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën”.
Sipas tij, “opozita kërkon të përdorë si kamerdare edhe Nusretin e Tiren”.
Postimi i Ramës
“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë😂
LEXO EDHE:
Basha i përgjigjet Ramës: Propagandë me përmbytjet, mijëra banorë janë nën ujë