Bota

Mijëra kërkesa për të blerë shtëpi me një euro në qytezën piktoreske italiane














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 29/01/19 |
mapo.al

Këto janë disa nga pamjet e banesave në qytezën piktoreske Sambuca në Itali, të cilat kanë dalë në shitje për vetëm 1 euro.






E vetmja kërkesë është që banesat të restaurohen.


Që kur doli lajmi, kryebashkiaku Leo Ciaccio i qytezës së vogël në ishullin e Siçilisë, thotë se kanë vërshuar dhjetëra mijëra kërkesa për blerje shtëpish.





Sambuca u shpall fshati më i bukur në Itali në vitin 2016, megjithatë po vuan nga shpopullimi pasi shtëpitë po braktisen.



Kushdo që blen shtëpinë me 1 euro duhet të shpenzojë të paktën 15 mijë euro për rinovim. Ky rinovim duhet kompletuar brenda tre vitesh.


Zëvendëskryebashkiaku tha se interesi është i madh, aq sa në një ditë të vetme ka pasur 39 mijë kërkesa për blerje.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas