Kryesore

Mijëra qytetarë të bllokuar/ Bardhi: Rama premtoi 500 borëpastruese, por gënjeu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:46 - 13/02/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se gënju kur premtoi 500 borëpastruese, për të përballuar situatën e dimrit në akset rrugore.





Duke publikuar pamjet nga gjendja e rrugëve aktualisht, ku mijëra qytetarë janë bllokuar, sidomos në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, Bardhi thotë se borëpastrueset e vetme që përdoren janë ato që dalin për t’i hapur rrugën ministres Balluku dhe deputetit Taulant Balla.


“Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit. Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë”, shprehet Bardhi.




Postimi
Me mijëra qytetarë janë bllokuar në rrugët kombëtare në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama na kishte premtuar se ka në dispozicion 500 borëpastruese, por, si gjithmonë, ai gënjen dhe dështon. 👺☠️


Borëpastrueset numërohen me gishtat e dorës në të gjithë vendin dhe dalin vetëm për të ndihmuar Taualant Ballën ose Belinda Ballukun të bëjë ndonjë video propagandistike për të na thënë se kjo ishte një dëborë që bie 1 herë në 100 vjet. 🙈

Lexo edhe :  Plagosja në Kavajë, Rama: E patolerueshme, të mos politizohet

Makinat kanë ngecur në rrugë në Librazhd, sepse rruga është e bllokuar prej disa orësh. Teatri i Taulant Ballës dhe i Edi Ramës nuk i ndihmon njerëzit.

Ata i lanë qytetarët në baltë në këtë të ftohtë të acartë. 😡

Propaganda me rrugët e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Belinda Ballukut na kushton çdo vit rreth 50 milionë euro vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve. Kur qytetarët kanë nevojë, Edi Rama zhduket, njësoj siç zhduken milionat e taksave të qytetarëve. 😈

Me Edi Ramën kemi ngecur në vendnumëro, njesoj si mijëra njerëz kanë ngecur sot në rrugët e bllokuara! Duhet të ndryshojmë! ✌️

LEXO EDHE: 

Apeli i Ballukut nga borëpastruesja: Evitoni lëvizjet, stuhia do të vijojë

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas