Aktualitet

Mijëra shtëpi të rrënuara e banorë të pastrehë, del bilanci përfundimtar i tërmetit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 30/12/19 |
mapo.al

Në mbledhjen e Komitetit për Rindërtim, të mbajtur sot ministri Bledi Çuçi dha një raport të detajuar të numrit të banesave të pabanueshme pas tërmetit, objekteve të shembura nga tërmeti, familjeve të strehuara në çadra si dhe numri i familjeve përfituese të bonusit të qerasë sipas qyteteve. Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, qeveria tashmë ka bilancin përfundimtar në tryezë, ku shifrat janë tragjike.


“Më lejoni tu bëj një raport të fundit të përditësuar mbi gjendjen që ndodhen sot të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke filluar me pjesën më te rëndëishme të strehim akomodimit të cilët që kanë lënë shpiat e tyre për shkak të pasojave që ka sjellë tërmeti .Në hotele sot janë 3613 banorë , në çadra janë 10225 .Numrin më të lartë e ka sigurisht qarku i Durrësit ku përfshihet dhe Kruja me 6075 pastaj Qarku i Tiranës me 2421 pastaj Qarku i Lezhës me 1729 banorë të cilët janë të akomoduar në çadra” .



Sipas ministrit për Rindërtim këto janë bilancet e fundit të pasojave të tërmetit:


Banesa të pabanueshme

Qarku Durrës 3310

Qarku Tiranë 1352

Qarku Lezhë 1232

Objekte të shembura

Tiranë 10 objekte të shembura

Qarku Durrës 55 objekte të shembura

Lezhë 7 objekte të shembura

Përfituese për bonuse qeraje

Durrës 1310 familje

Shijak 1187

Tiranë 2274

Vorë 499

Kavajë 176

Kamëz 270

Lezhë 160

Kurbin 610

Në fund ai shtoi se janë 8 persona të shtruar në spital nga pasojat e tërmetit ndërsa 3 persona të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.


Etiketa: ,

Pas