Aktualitet

Mijëra vetë protestojnë në Gjermani kundër masave të qeverisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 17/05/20 |
mapo.al

Në disa qytete të mëdha gjermane, protestuan mijëra njerëz kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, erdhën shumë më tepër pjesëmarrës sesa pritej.


Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit  numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest).


Por policia e kishte bllokuar territorin, prandaj edhe njerëzit në fillim u radhitën rreth e përqark zonës së protestës, derisa i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash. Protesta zgjati dy orë.



Deutschland Corona-Demo in Stuttgart (Getty Images/T. Lohnes)Një nga akuzat e protestuesve ndaj qeverisë është shkelja e e të drejtave kryesore të garantuara me Ligjin Themeltar, i cili sipas këtij protestusi, është varrosur.


Në Stuttgart,demonstruesve iu caktua një sipërfaqe tjetër. Tubimi në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ishte regjistruar fillimisht për gjysmë milioni pjesëmarrës. Por qyteti e kufizoi numrin e pjesëmarrësve në 5000.


Tubime u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt. Në shumë vënde kishte edhe kundërprotesta. Në banderola shiheshin  mbishkrime si “Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij”, “Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave” ose “Stop vaksinimit”. Kundër-demonstruesit thërrisnin: “Nuk ka të drejtë për propagandë naziste”.

Në Hamburg protestuan afro 200 njerëz kundër “rregullave të higjienës” dhe “vaksinimit me detyrim”, edhe pse vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston ende. Autoritetet kishin aprovuar 50 pjesëmarrës. Shumë nga pjesëmarrësit nuk mbanin maska dhe nuk e respektuan distancën e kërkuar nga Bashkia.

Protestat kundër masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit korona po zhvillohen tashmë prej disa javësh në Gjermani. Senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, kishte

Berlin Hygienedemo Anti Corona Maßnahmen Demonstration (picture-alliance/Geisler-Fotopress)Protesta ne Berlin para Rajhstagut

paralajmëruar më parë nga agresiviteti i demonstruesve. Në një videomesazh në Twitter, ai kishte thënë se pjesëmarrësit janë një miks i rrezikshëm i përbërë prej ekstremistësh të dy poleve, si nga e majta dhe e djathta, nga përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinimit.

Shumë vëzhgues janë të shqetësuar se këto protesta mund  të shfrytëzohen nga djathtistët. Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer i tha “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” se shumë njerëz aktualisht janë të shqetësuar për ekzistencën e tyre. Prandaj është e rëndësishme të veprohet sa më shpejt në mënyrë që në këto protesta të mos e vendosin tonin radikalët e krahut të djathtë dhe përqafuesit e teorive të konspiracionit.”

Dw.com


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas