Dikur mike të afërta, që shiheshin të fotografuara në evenimente të ndryshme në SHBA, Evi Kokalari dhe Bleona Qerreti tashmë janë bërë armike dhe rrezikohen të përballlen në gjyq. Kjo pasi Evi Kokalarit nuk i pëlqeu fakti që Bleona Qerreti do të bëhej pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, edhe pse kjoe fundit e refuzoi, duke thënë se pranon të punojë për qeverinë amerikane.
“Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në Këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë,” – shkroi Kokalari.
Deklarata e saj s’ka mbetur pa reagim, por jo nga Qerreti, nga avokati i saj. Avokati i artistes, Marc. E. Kasowitz që njihet edhe si një prej avokatëve të ish-Presidentit Donald Trump, i ka dërguar një letër Kokalarit, ku e akuzon atë për shpifje dhe i kërkon të ndalet, pasi po dëmton imazhin e klientes së tij.
Kasowitz e paralajmëron aktivisten që të mos vijojë me deklaratat, pasi në të kundërt rrezikon të përballet në gjyq.
Letra e plotë
E nderuara zonja Kokalari: Përfaqësoj znj. Bleona Qereti. Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit. Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë. Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz.