Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, reagoi sot në një konferencë për shtyp në lidhje me arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Pompeo tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën pohoi se do të forcojë demokracinë në Shqipëri.
“Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe të do forcojë edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”, u shpreh Pompeo.