Kryesore

Mike Tyson kthehet në ring, bota po pret a do ketë knockout?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:09 - 28/11/20 |
mapo.al

Legjenda e boksit, i konsideruar më i frikshmi i këtij sporti, më i riu që u bë ndonjë herë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda Mike Tyson, do të rikthet në ring të shtunen në darkë në 21.00, me orën lokale të Los Angeles, (Ora 3 ose 4 e mengjesit e ditës së nesërme në Europë).



Pas 15 vitesh ndërprerje, 54 vjeçari vjen në një duel që është diskutuar shumë, nëse do të jetë një përballje e vërtetë force, apo një shfaqje bamirësie.


Në anën tjetër është sërish një profesionit e kampion që ka lënë gjurmë në ring, Roy Jones, 51 vjeç.




Ndeshja do të zgjasë 8 raunde, me nga 2 minuta secili, dhe boksierët do të mbajnë doreza më të mëdha se të zakonshmet.



Eshtë folur në media, se nuk do të ketë knockout, por me Mike Tyson në skenë, vështirë se kjo do të shmanget.


Po ashtu, dueli do të ndërpritet nëse boksierët do të kenë lëndime ose çarje.

Mike Tyson ka humbur 15 kilogramë për të ardhur tek kjo natë.

Media bëjnë të ditur se ai do të fitojë 10 milionë dollarë, ndërsa Jones, 3 milionë.

Tyson është shprehur se do ti dërgojë për bamirësi paratë që do të marrë nga ndeshja.

 

 

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas