Sport

Milan fiton me 1 gol, Roma “poker”, ngec Lazio






               Publikuar në : 22:43 - 15/09/19 |
mapo.al

Edhe pse Verona luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 21’, Milani nuk ka arritur të marrë veçse një fitore minimaliste, me rezultatin 0-1. Loja është dominuar nga “djajtë”, por pa arritur të shënojnë edhe pas disa rasteve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli ka ardhur në minutën 68, me Piatek që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Ndërkohë Roma ka fituar në fushën e saj me rezultatin 4-2 ndaj Sasuolos. Kryeqytetasit kanë shënuar “poker” që në pjesën e parë, dhe çuditërisht kanë pësuar dy gola në pjesën e dytë, pa mundur të kundërpërgjigjen.



Nga ana tjetër Lazio pësoi një përmbysje nga Spal. Miqtë kaluan në avantazh në minutën 17’ nga 11 metërshi, duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Mirëpo nuk ka menduar njësoj Spal, që ka barazuar shifrat në minutën e 63’ dhe në të 90’ me Kurrtic, i rrëmben 3 pikëshin Lazios.


Etiketa: , , , , , ,

Pas