Milan ka humbur 2 me zero sonte me Torinon, duke zbritur në renditjen e Seria A me disa vende, duke reduktuar kështu shanset për të kapur një vend në zonën Champions, teksa Lazio ka marrë sot në drekë 3 pikë shumë të vlefshme.
Pas kësaj jave, më të favorizuar për një biletë për në Champions League në sezonin e ardhshëm, janë Roma, Atalanta dhe Torino.
Torino i ka shënuar të dy golat ndaj Milan në pjesën e dytë, teksa kuqezinjtë kanë mbetur edhe me 10 lojtarë.
Tifozët e Milan janë zhgënjyer, pasi pranvera e ekipit legjendar nuk zgjati shumë, dhe rezultatet e hidhura të kohëve të fundit e kanë zhvendosur tashmë në vendin e 7 të Seria A.