Milan dhe Karlos Tevez kanë hedhur një hap përpara drejt “martesës” së tyre në merkaton e janarit, ndërsa ditët në vazhdim do të jenë deçizive për transferimin e sulmuesit argjentinas te kampionët e Italisë. Lajmi bëhët i ditur nga mediat italiane, që flasin për një takim mes agjentit të futbollistit dhe administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galiani. Palët janë takuar në Brazil, ku pritet të mbyllin përfundimisht një nga operacionet më të bujshme të merkatos. Në pritje të mbylljes së tratativave, i sigurt është fakti që nëse Tevez do të luajë në Seria A, atëherë do ta bëjë këtë vetëm te Milani, pasi agjenti i tij Kia Jorabçian i ka njoftuar Interit se do të flasë vetëm me klubin kuqezi.