Milani ka fituar pastër në San Siro sonte ndaj Cagliarit, me rezultatin 3 me zero. Ekipi i Gatuzos po njeh ditë të mira dhe në përfundim të kësaj jave në Seria A, e gjejnë veten në vendin e 4, në zonën Champions, duke lënë pas Romën.
Ndërkohë, në kampionatin spanjoll, Atletiko Bilbao ka arritur të ndalë Barcelonën me një barazim 0-0, duke i dhënë kështu një ndihmë Realit të Madridit që i ndjek nga pas katalanasit në vendin e dytë, me 6 pikë më pak. Reali bëri një ndeshje të fortë një ditë më parë, duke fituar bindshëm derbin me Atletikon e Madridit, me këtë rast duke e parakaluar në renditje./Gazeta Mapo/