Milani ka vendosur në shitje Gianluigi Donnarumman.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport” Milani do të kërkojë 70 milionë euro për Donnarumman nga cilido klub që është i interesuar për shërbimet e tij.
Një shifër e çmendur për një lojtar 19 vjeçar, që pasi shpërtheu vitin e kaluar, ka pësuar një krisje me tifozët e kuqezijve kohët e fundit, duke përfunduar në merkato.
Për shërbimet e Donnarumma kanë shfaqur interes skuadra si Barcelona, Real Madrid dhe PSG.