Milani fitoi në mbremjen e së premtes sfidën ndaj Empolit me rezultatin e pastër 3-0.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gatuzo arritën pas fitores së djeshme të sigurojnë 3 pikëshin me të cilat ruajnë vendin e katërt në serinë A.
Ishte ylli i ri i skuadrës Milaniste ai i cili me anë të një goli fantastik zhbllokoi sfidën në minutën e 49’.
Nuk vonoi shumë që Kessie të dyfishonte rezalultatin pasi ai shënoi dy minuta pas golit të parë. Goli i tretë mban vulën e Castillejo në minutën e 67’.
Ai që shkëlqeu në mbrëmjen e së premtes ishte Piatek pasi shënoi golin e katërt rresht në katër paraqitje, lojtari i fundit që ka shënuar në katër ndeshjet e para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff në vitin 1998.
Ai ka shënuar gjithsej 7 gola në gjashtë paraqitje.